Haxhiu takon ambasadorin britanik, flasin për zgjedhjet e 7 qershorit

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Përmes njoftimit zyrtar, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u diskutua për procesin zgjedhor, rëndësinë e mbarëvajtjes së tij dhe ruajtjen e stabilitetit institucional.

Ndër të tjera, Haxhiu ka falënderuar Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të afërt mes dy vendeve./Klankosova.tv

Latest news
Related news