Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se rritja ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar 5.34%, gjë që sipas tij, paraqet një përshpejtim të ritmit të rritjes.
Murati, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se me qeveri të rikonfirmuar me 51.1% në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, sigurisht që u rrit edhe konfidenca e bizneseve për të investuar e për ta zgjeruar aktivitetin biznesor.
Postimi i tij i plotë:
Rritja ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar 5.34%, gjë që paraqet një përshpejtim të ritmit të rritjes, përkundër sfidave globale me të cilat po përballet vendi.
Me qeveri të rikonfirmuar me 51.1% në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, sigurisht që u rrit edhe konfidenca e bizneseve për të investuar e për ta zgjeruar aktivitetin biznesor.
Mirëpo bllokada e bllokut opozitar që na dërgoi në zgjedhje të panevojshme, e ndërpreu këtë trend në gjysmë.
Se sa do të jetë kostoja në ekonominë e vendit si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme të bllokut opozitar, mbetet ta shohim kur të publikohet rritja për tremujorin e dytë.



