Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë së Kosovës, duke krahasuar situatën me masat e marra në Mbretërinë e Bashkuar për uljen e kostos së jetesës.
Hoti ka thënë se qeverisja e mirë nuk duhet të matet vetëm me të hyrat që mbledh shteti, por me ndikimin që politikat kanë në mirëqenien e qytetarëve.
Sipas tij, qeveria e re britanike ka ndërmarrë ulje të ngarkesave tatimore në faturat e energjisë për të lehtësuar barrën e familjeve, ndërsa në Kosovë, sipas tij, ka ndodhur e kundërta me rritje të çmimeve të energjisë dhe derivateve.
“Me qëllim të zvogëlimit të kostos së jetesës për familje, puna e parë që bëri kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar ishte ulja e ngarkesave tatimore në faturat e energjisë”, ka shkruar Hoti.
Ai ka kritikuar edhe mënyrën e trajtimit të çmimeve të naftës, duke thënë se rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare është reflektuar drejtpërdrejt te konsumatorët, ndërsa TVSH-ja rritet proporcionalisht me çmimin e produktit.
Hoti ka paralajmëruar se rritja e çmimeve të produkteve bazë mund të ketë pasoja afatgjata për familjet, duke i detyruar ato të reduktojnë shpenzimet për arsim, shëndetësi dhe nevoja të tjera të rëndësishme.
Ai ka theksuar se roli i shtetit duhet të jetë mbështetja e qytetarëve në periudha të vështira ekonomike, përmes politikave që ulin barrën financiare mbi familjet.
“Qeverisja e mirë nuk matet vetëm me sa të hyra mbledh shteti, por me trendin e mirëqenies së qytetarëve”, ka deklaruar Hoti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



