Hull City rikthehet në Premierlealgue pas 9 vitesh

Hull City ka siguruar rikthimin në Premier League pas një fitoreje të rëndësishme në finalen e “play-off”-it të EFL Championship, ku mposhti Middlesbrough FC me rezultat minimal 0-1 në stadiumin “Wembley”.

Goli vendimtar i takimit u realizua në minutat e fundit nga Oliver McBurnie, duke i siguruar “Tigrave” rikthimin në elitën e futbollit anglez për herë të parë që nga sezoni 2016/17, në një ndeshje dramatike që u vendos vetëm në fund të përballjes, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë sukses, Hull City i bashkohet Coventry City FC dhe Ipswich Town FC si skuadrat e reja të ngjitura nga Championship në Premier League, duke kompletuar kështu listën e klubeve që do të garojnë në sezonin e ri të elitës së futbollit anglez.

Latest news
Related news