Humb jetën edhe një person si pasojë e lëndimeve në vendin e punës

Mediat lokale të Istogut kanë raportuar se sot ka vdekur një burrë i cili para disa ditësh u aksidentua në vendin e punës.

Avdyl Osmanaj, nga fshati Gurrakoc, nuk mundi t’ju bëjë ballë lëndimeve të rënda.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të detajeve lidhur me rastin e rëndë.

Po ashtu, sot në Gjakovë ndodhi një ngjarje tragjike.

Dy persona humbën jetën në vendin e tyre të punës, njofton Klankosova.tv.

Ata kishin rënë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim./ Klankosova.tv.

The post Humb jetën edhe një person si pasojë e lëndimeve në vendin e punës appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news