Trajneri i Fitnesit, Besnik Humolli në emisionin Ora7 në Klankosova.tv ka treguar se për kënd është e mirë zempiku, apo ngushtimi i lukthit
“Unë mendoj që zempiku është i mirë për njerëzit që kanë çrregullime në të ushqyer, të cilët nuk mundet të kontrollojnë sasinë. Andaj për këta njerëz është mirë që të bëhet kjo ndërhyrje” ka thënë Humolli.
Ai poashtu ka thënë se para marrjes së vendimit për të bërë ndërhyrje të tilla, duhet konsultimi me dikë që janë profesionistë në këtë fushë.



