Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk i ka kursyer fjalët për mesfushorin Declan Rice.
Anglezi erdh tre vjet më parë tek Topçinjtë nga West Ham United dhe ka qenë ndër figurat kryesore të tyre në luftën për titull të Anglisë.
Këtë gjë edhe e arritën sivjet duke siguruar këtë trofe pas 22 vjetësh.
“Isha aq i bindur që ai do të ishte fanari i këtij klubi”, ka deklaruar Arteta për 27-vjecarin.
Rice edhe sivjet kaloi shifrën prej 50 ndeshjes sezonale për klubin, dhe tani synon të udhëheqë klubin drejt trofeut të parë të Ligës së Kampionëve.



