Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Poseduesi” dhe ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili qarkullonte me automjet i armatosur.
Policia njofton se gjatë operacionit në Rrugën e Dibrës, u ndalua automjeti që drejtonte shtetasi R. T. Në automjet u gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, që posedohej pa leje, nga ky shtetas, shkruan vizionplus.tv, raporton KlanKosova.tv.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi R. T., 39 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Arma e zjarrit me krehër dhe fishekë, si dhe automjeti u sekuestruan nga policia./KlanKosova.tv.



