Irani pretendoi se sulmoi anijen amerikane, SHBA e mohon

Një gazetar nga media amerikane Axios thotë se një zyrtar i lartë amerikan ka mohuar se një nga anijet e saj është goditur nga raketat iraniane.

Ushtria iraniane më parë pretendoi se kishte penguar një shkatërrues të Marinës Amerikane të hynte në Ngushticën e Hormuzit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Fars, agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, thotë se një anije u godit nga dy raketa ndërsa po lundronte nëpër Ngushticën e Hormuzit “në shkelje të sigurisë së trafikut dhe anijeve”.

Sipas pretendimeve të Fars, një anije amerikane u “detyrua të tërhiqej dhe të largohej nga zona”.

Irani pretendon se ka ndaluar një shkatërrues amerikan të hyjë në Ngushticën e Hormuzit

Latest news
Related news