Irani rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës, ShBA nuk u jep viza lojtarëve

Pjesëmarrja e ekipit kombëtar iranian në Kupën e Botës FIFA 2026 është tani nën kërcënim vetëm 28 ditë para fillimit të turneut.

Sipas RMC Sport, presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, shprehu shqetësim serioz këtë të enjte se asnjë anëtar i ekipit kombëtar nuk ka marrë ende vizë amerikane.

Situata është komplikuar më tej nga tensionet e larta gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe mungesa e marrëdhënieve diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit që nga viti 1980.

Kreu i federatës iraniane njoftoi një takim vendimtar me FIFA-n në ditët në vijim, gjatë të cilit do të kërkojë garanci për një zgjidhje të çështjes së vizave.

Pavarësisht sigurimeve të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, se Irani do t’i luajë ndeshjet e tij në SHBA sipas planit, deri më tani nuk ka pasur ndonjë përparim të vërtetë në marrjen e dokumenteve të nevojshme.

Skuadra pritet të udhëtojë për në Ankara të hënën e ardhshme për marrjen e gjurmëve të gishtërinjve dhe fillimin e kampit stërvitor para turneut. /Klankosova.tv

Latest news
Related news