Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Massoud Pezeshkian në mesin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.
Në një postim në platformën iks, Macron tha se bëri thirrje që misionet diplomatike dhe qytetarët francezë në Iran dhe rajon “të mos jenë në shënjestër në asnjë rrethanë”.
“Sapo kam folur me presidentin iranian Massoud Pezeshkian. Mesazhi im i parë ishte të kërkoja lirimin e menjëhershëm të bashkatdhetarëve tanë, Cécile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët janë mbajtur peng nga regjimi iranian në kushte të papranueshme për më shumë se tre vjet”, shkroi Macron.
Ai shtoi se i bëri thirrje Pezeshkian “të kthehet në tryezën e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të arrihet një marrëveshje”.
“Gjithashtu bëra thirrje për përmbajtje maksimale për të shmangur përshkallëzimin”, tha Macron.



