Ish-portieri 26-vjeçar i Tottenhamit lë futbollin për artin

Portieri anglez Alfie Whiteman, fitues i Europa League me Tottenham, ka vendosur të dalë në pension vetëm 26 vjeç.

Pas skadimit të kontratës me Spursat, ai refuzoi ofertat nga klubet e kategorive më të ulëta angleze për të ndjekur një karrierë të re në art dhe film.

Whiteman tani punon si fotograf dhe regjisor për kompaninë prestigjioze Somesuch.

Ai pranoi se dashuria për artin e kishte ndjekur që në rini dhe se “zemrën nuk e kishte më në futboll”.

Gjatë 16 viteve te Tottenham, Whiteman bëri vetëm një paraqitje zyrtare.

The post Ish-portieri 26-vjeçar i Tottenhamit lë futbollin për artin appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news