Ish-zyrtari i VV-së: Kur kryeministri çdo ditë flet për luftë, duhet ta ketë familjen këtu (VIDEO) 

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Selatin Retkoceri, ka kritikuar faktin që familja e Kryeministrit Albin Kurti nuk jeton në Kosovë, duke theksuar se ata duhet të përballen me realitetin e qeverisjes së tij.

“Familja e kryeministrit duhet të jetë domosdo në Kosovë.

Duhet të ballafaqohet me qeverisjen e bashkëshortit të saj, të shijojë fëmija i tij arsimin e Kosovës, që ia servon bashkëshorti”.

Dhe gjithsesi, gruaja, më i afërmi i kryeministrit, duhet të jetë pranë tij, sidomos kur ai çdo ditë e ka gojën plot luftë, armë e bukë”.

Patjetër duhet të jenë këtu dhe, së bashku me familjet tona, nipat e mbesat tona, nëse do të ketë luftë, ashtu siç e proklamon çdo ditë kryeministri, edhe ata duhet ta shijojnë atë bashkë me ne”, ka deklaruar Retkoceri.

 

The post Ish-zyrtari i VV-së: Kur kryeministri çdo ditë flet për luftë, duhet ta ketë familjen këtu (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news