Pas betimit të deputetëve dhe dështimit për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se është e gatshme të marrë përgjegjësinë për formimin e një qeverie të re, në rast se VV dështon të sigurojë shumicën.
“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë një faktor stabiliteti, garantuese e rendit kushtetues dhe zë i fuqishëm i interesit qytetar… në rast se mandatari i parë dështon në sigurimin e shumicës parlamentare, siç u dëshmua qartazi edhe sot”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Memli Krasniqi.
PDK ka thënë se ia njeh të drejtën VV-së për të propozuar kandidatin për kryetar Kuvendi, por ka theksuar se:
“Përgjegjësia e parë, por jo e përhershme, bie mbi koalicionin VV-Guxo-Alternativa…”
Postimi i plotë:
Sot, duke votuar pro raportit të Komisionit Verifikues të kuorumit dhe mandateve, PDK kontribuoi në tejkalimin e një ngërçi të panevojshëm parlamentar, pas vendimit të këtij komisioni për të pranuar kërkesën tonë për të përfshirë, njohur dhe evidentuar në procesverbal faktin e dorëheqjeve individuale të Kryeministrit dhe ministrave, në përputhje me frymën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin e ish-kryetarit të Rahovecit, Qazim Çeska. Në këtë mënyrë, Partia Demokratike e Kosovës dëshmoi edhe një herë rolin e saj shtetformues dhe përkushtimin ndaj funksionimit demokratik të institucioneve.
Me këtë veprim, u zhbllokua procesi për betimin e deputetëve të legjislaturës së nëntë, duke i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe rivendosjes së normalitetit institucional. Partia Demokratike e Kosovës i uron të gjithë deputetët që kanë marrë mandatin e tyre zyrtarisht dhe i fton ata që t’i qëndrojnë besnik detyrimeve të tyre kushtetuese dhe interesit qytetar.
PDK njeh të drejtën kushtetuese të partisë së parë për të propozuar kandidatin/en për Kryetar të Kuvendit, mirëpo kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe përkrahjen tonë për atë kandidaturë. Ora për themelimin e institucioneve të reja të Republikës ka nisur. Përgjegjësia e parë, por jo e përhershme, bie mbi koalicionin VV-Guxo-Alternativa, i cili duhet ta trajtojë këtë moment me seriozitetin që kërkon situata politike dhe nevoja e vendit për stabilitet.
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë një faktor stabiliteti, garantuese e rendit kushtetues dhe zë i fuqishëm i interesit qytetar. E përkushtuar ndaj demokracisë, shtetndërtimit dhe zhvillimit, PDK mbetet e gatshme të marrë përgjegjësinë për formimin e një qeverie të re profesionale, me Kryeministër Bedri Hamzën, dhe me objektiva të qarta për të kthyer shtetin në binarët e duhur të zhvillimit dhe integrimit – në rast se mandatari i parë dështon në sigurimin e shumicës parlamentare, siç u dëshmua qartazi edhe sot.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



