Juventus i ka dhënë fund bashkëpunimit me drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në klubin torinez.
Vendimi është ratifikuar nga drejtori i ri i përgjithshëm, Damien Comolli, ndërsa palët kanë arritur marrëveshje për ndërprerje konsensuale të kontratës, transmeton Klankosova.tv.
Largimi i Giuntolit vjen pas ndryshimeve të mëdha në strukturën drejtuese të klubit, me Juventusin që po hyn në një fazë të re organizative.
Drejtuesi italian ishte afruar me shumë pritshmëri nga Napoli, por aventura e tij në Torino përfundoi më herët sesa ishte planifikuar. / Klankosova.tv



