Kapiteni iranian sulmon FIFA-n dhe Infantinon: Kjo Kupë e Botës është katastrofë

Kapiteni i Iranit, Mehdi Taremi, ka kritikuar ashpër FIFA-n dhe presidentin Gianni Infantino, duke e cilësuar Kupën e Botës 2026 si një “katastrofë” për mënyrën se si është trajtuar kombëtarja iraniane.

Pas barazimit me Egjiptin, Taremi deklaroi se problemet me vizat dhe organizimin logjistik kanë dëmtuar ndjeshëm skuadrën.

Sipas tij, 11 anëtarë të stafit nuk kanë mundur t’i bashkohen ekipit, ndërsa Irani është detyruar të udhëtojë vazhdimisht nga Tijuana e Meksikës drejt ndeshjeve në ShBA, transmeton Klankosova.tv.

“FIFA duhej t’i zgjidhte këto probleme, por nuk e ka bërë. Nuk kemi stafin e logjistikës dhe as atë të rikuperimit. Ky nuk është trajtim i drejtë”, tha Taremi.

Edhe trajneri Amir Ghalenoei kritikoi organizatorët, duke thënë se Irani nuk u lejua të mbërrinte më herët në ShBA për përgatitje dhe u detyrua ta zhvendoste bazën stërvitore në Meksikë për shkak të tensioneve mes ShBA-së dhe Iranit.

Pavarësisht vështirësive, Irani vazhdon të shpresojë për kualifikimin në fazën e 1/32-ave, duke pritur rezultatet e ndeshjeve të tjera.

Latest news
Related news