Katër vite dështime dhe polarizim, Zemaj me thirrje për ta ndëshkuar Qeverinë Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka shprehur kritika ndaj ish-qeverisë aktuale, duke e akuzuar për menaxhim të dobët dhe veprime joligjore që sipas tij kanë dëmtuar raportet me partnerët ndërkombëtarë dhe kanë larguar Kosovën nga agjenda euroatlantike.

Në një postim në Facebook, Zemaj shkruan se qeveria katër vitet e fundit nuk ka realizuar asnjë projekt zhvillimor, ndërsa në vitin e pestë po përdor propagandë, polarizim dhe një fjalor të ulët për të ndarë qytetarët në “patriotë” dhe “tradhtarë”.

“Në vitin e pestë, vetëm propagandë, polarizim dhe fjalor i ulët për t’i ndarë njerëzit në “patriotë” e “tradhtarë”.

Kosova meriton qeverisje të përgjegjshme, profesionale dhe të orientuar drejt integrimit dhe zhvillimi”, shkroi Zemaj. /Klankosova.tv

 

The post Katër vite dështime dhe polarizim, Zemaj me thirrje për ta ndëshkuar Qeverinë Kurti appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news