KB Bashkimi ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri, duke zyrtarizuar transferimin e ish-lojtarit të Sigal Prishtinës, Adrio Bailey.
Amerikani vjen pas një sezoni pozitiv me bardhekaltrit, ku ishte ndër lojtarët më të dalluar në elitën e basketbollit kosovar.
Me afrimin e Bailey, prizrenasit po vazhdojnë ndërtimin e skuadrës për edicionin 2026/27, me synimin për të luftuar për trofetë vendorë./Klankosova.tv




