KB Bora bën lëvizjen e parë për edicionin e ri, zyrtarizon Jon Ismajlin

KB Bora ka vazhduar me përforcimet për sezonin e ri 2026/2027, duke zyrtarizuar transferimin e basketbollistit Jon Ismajli.

Klubi prishtinas e prezantoi Ismajlin si afrimin e parë për edicionin e ardhshëm, ndërsa nga ai pritet të sjellë energji dhe kualitet shtesë në repartin e jashtëm të skuadrës.

Ismajli më parë ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës, derisa sezonin e kaluar u paraqit me fanellën e Vëllaznimit, ku pati paraqitje të mira gjatë kampionatit, transmeton Klan Kosova.

Tani ai do të jetë një tjetër armë në dispozicion të trajnerit Zoran Kascelan, i cili po fillon ndërtimin e ekipit për sezonin e ri me synime të qarta për rezultate pozitive.

“Jon Ismajli është përforcimi ynë i parë për sezonin e ri 2026/2027. Mirësevjen, Joni!”, thuhet në njoftimin e KB Borës.

Latest news
Related news