KB Ylli bashkon në Suharekë legjendat e basketbollit kosovarë

Nën patronatin e veteranëve basketbollistikë të Suharekës dhe klubit Golden Eagle Ylli, ish-lojtarë të këtij sporti, legjenda kosovarë, janë mbledhur në një festë të përbashkët.

Ky organizim simbolizon përfundimin edhe të kampionatit të sivjetshëm të veteranëve, ku xhiro e fundit u mbyll në palestrën “13 Qershori”.

KB Ylli bashkon në Suharekë legjendat e basketbollit kosovarë

 

Peja u shpall kampione e këtij sezoni, pasi triumfoi në xhiron e fundit ndaj Yllit me rezultat 69-63.

Në duelin tjetër të zhvilluar, Prishtina mundi Vëllaznimin 82-57.

Pas përfundimit të këtyre përballjeve, Ylli ftoi të gjithë akterët për të festuar së bashku dhe për të dhënë mesazh tek të gjitha gjeneratat, se përtej rivaliteteve në parket, harmonia mes lojtarëve e ish-lojtarëve të Kosovës, duhet të jetë në nivele të tilla, me plot respekt e dashamirësi.

Latest news
Related news