KB Ylli zgjedh drejtuesit e rinj të klubit

KB Ylli ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku janë emëruar organet e reja drejtuese që do ta udhëheqin klubin në periudhën e ardhshme.

Në krye të klubit është zgjedhur Beqir Berisha në pozitën e kryetarit, ndërsa Agron Berisha do të ushtrojë detyrën e nënkryetarit. Po ashtu, Lendrit Palushi është emëruar menaxher gjeneral, Arian Shala përfaqësues i autorizuar, ndërsa Bekim Kryeziu sekretar i klubit.

Nga klubi suharekas kanë theksuar se me këtë organizim të ri synojnë ruajtjen e stabilitetit dhe përgatitjen sa më të mirë për sfidat që i presin në edicionin e ardhshëm të basketbollit kosovar.

Latest news
Related news