KEK me Bordi i Ri të Drejtorëve, Valdrin Krasniqi u rizgjodh kryesues

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Valdrin Krasniqi është rizgjedhur Kryesues i Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje, ndërsa Merita Kasapolli anëtare e Bordit.

Anëtarë të rinj të Bordit janë Shpëtim Zharku dhe Filloretë Gashi-Sadiku.

 “Për anëtarët që kanë përfunduar mandatin e tyre, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm që ka qenë i rëndësishëm për suksesin e korporatës.

Sot, u mbajt mbledhja konstituive e Bordit të Drejtorëve të KEK sh.a. Pikat kryesore të rendit të ditës ishin: Konstituimi i Bordit të Drejtorëve të KEK sh.a., si dhe Raportimi mujor mbi aktivitetet e KEK sh.a. nga Kryeshefi Ekzekutiv (U.D.”, thuhet në njoftim.

Latest news
Related news