Kepi i Gjelbër fillimisht hyri në histori duke u kualifikuar në Kupën e Botës, e tash e ka shënuar edhe befasinë e radhës.
Ata kanë arritur të kualifikohen për në fazën e nokautit pasi barazuan 0-0 me Arabinë Saudite.
Madje, ata ia kanë dalë si të dytët dhe duke mos e fituar asnjë sfidë, pra me tri barazime radhazi.
Kombëtarja nga Afrika në 1/16 e finales do të ketë punë me kampionin në fuqi të botës, Argjentinën.



