Kërkuan 100 mijë euro për shërimin e një personi ndonëse shteti ia kishte mbuluar shpenzimet, arrestohen dy personaSinjali

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi dyshohen se i kërkuan një qytetari më shumë se 100,000 euro për shërimin e një anëtari të familjes së tij në një spital në Stamboll, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo ndonëse, shpenzimet për trajtimin ishin mbuluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Për këtë qëllim Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në zyrat e një subjekti ekonomik në Prishtinë, më 24 prill 2025, duke vepruar në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore, në kuadër të hetimeve për veprën penale të mashtrimit.

Gjatë bastisjes, policia ka siguruar dokumente dhe pajisje të tjera që mund të shërbejnë si prova në hetimet e mëtejshme.

Dy të dyshuar, me inicialet (I.P.) dhe (A.B.), janë ndaluar për 48 orë, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe sigurimin e drejtësisë për viktimat e mundshme janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news