Këta janë dy personat e arrestuar për sulmin fizik në rrugën “Tranzit” në PrizrenSinjali

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Tranzit” të Prizrenit, ku një nga të përfshirët ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka ndaluar dy të dyshuar për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur më 23 prill 2025, rreth orës 18:00, kur Policia ka pranuar informacion për një sulm fizik në rrugën e lartpërmendur.

Njëri nga personat, me inicialet F. Sh. K., ka kërkuar dhe ka marrë trajtim mjekësor për lëndime të lehta trupore.

Për rastin siç merr vesh Gazeta Sinjali janë arrestuar: Egzon Gavazaj, Evelina Osmani.

Lidhur me rastin, është njoftuar hetuesi kujdestar dhe Prokurori i Shtetit, të cilët kanë urdhëruar inicimin e rastit si “sulm – lëndim i lehtë trupor”, si dhe ndalimin për 48 orë të personave të përfshirë.

Rasti është nën hetime, ndërsa Sinjali do të raportojë më tej për motivet e përplasjes dhe veprimet ligjore që do të ndërmerren.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news