Kishin kokainë me vete, arrestohen dy persona në Vermicë

Dy persona janë arrestuar në Vermicë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre me targa vendore, është gjetur dhe sekuestrua një qese e zezë e mbushur me kokainë me peshë 8.89 gram.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy  të dyshuar m/k, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre me targa vendore është gjetur dhe sekuestruar një qese e zezë e mbushur me substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë prej 8.89 gram. Me vendim të prokurorit njësia e DHTN-s kanë bërë bastisjen në banesën e njërit nga të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia, përcjell Klanoksova.tv.

The post Kishin kokainë me vete, arrestohen dy persona në Vermicë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news