Klubi i Atletikës ‘Policia e Kosovës’, gjatë ditës së diel ka marrë pjesë në garën e organizuar nga Federata Atletike e Kosovës, Krosi i bardhë, në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Gjatë kësaj gare klubi i ri atletikës ‘Policia e Kosovës’, ka rezultuar me fitoren e dy medaljeve, një vend të parë dhe një të dytë, në dy disiplina, transmeton Klankosova.tv.
“Policia e Kosovës është krenare me të arriturat sportive të zyrtarëve policorë në këtë garë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
The post Klubi i Atletikës ‘Policia e Kosovës’ fiton dy medalje appeared first on Klan Kosova.



