Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër pas situatës në Kuvendin e Kosovës, ku partia në pushtet, LVV, nisi votimin e presidentit me 64 deputetë të pranishëm.
Koci e ka akuzuar kreun e kësaj partie, Albin Kurtin, si njeriun që “ka me u mbajtë në mend si njeri që e ka përdhosë Republikën.”, raporton Klankosova.tv.
“Çka nuk kemi parë në këto 26 vitet e pasluftës në skenën politike. Plot gabime, pazare, mashtrime e tradhti. Ama idiotizmat që po i shohim sonte janë të paprecedentë.
Albin Kurti ka me u mbajtë në mend si njeri që e ka përdhosë Republikën.”
Sipas tij, kjo që po ndodhë është e turpshme.
“Pushtetin e mori me premtimin për dinjitet institucional. Po don me e mbyll me degradim institucional, me lojëra të vogla, bllokada e me trajtim të shtetit si pronë partie.
Turp!
Na keni gërditë shtetin.” – shkroi Koci. /Klankosova.tv



