Komunitetit të sporteve elektronike Abdixhiku iu premtoi ndërtimin e ‘Gaming Hall’ në Bërnicë

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, të mërkurën e ka takuar komunitetin e sporteve elektronike.

Në këtë takim, Abdixhiku ka premtuar mbështetje për komunitetin e sporteve elektronike.

“Jam adhurues i madh i sportit dhe në kohën e lirë, jam gamer. Çka po e dua shumë është kultura që po ndërtohen në Kosovë gradualisht edhe i përgëzoj për punën që e bëni këtu. Si shtet mundeni me më ndihmuar shumë por në një çështje mundemi me më ndihmuar është ndërtimi i një pingball 8 milionë euro janë investim. Do të thotë do të jenë dy tre mijë ulëse kapacitet dhe gara të mëdha”, deklaroi ai.

Këtij komuniteti, kreu i LDK-së iu premtoi ndërtimin e “Gaming Hall” në Bërnicë./Klankosova.tv

The post Komunitetit të sporteve elektronike Abdixhiku iu premtoi ndërtimin e ‘Gaming Hall’ në Bërnicë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news