Nuk është shqiptar dhe kjo vërehet edhe nga e folura.
Por albanologu rus zgjodhi ta flasë gjuhën që po e studion tash e sa vite ndonëse nuk ka ndonjë afërsi me kombin shqiptarë.
Sipas studiuesve, të tillë ka mjaftueshëm, pasi në kohën e ish-Jugosllavisë interesi për gjuhën shqipe ishte i lartë.
Bile sipas një kolegu të tij, shqipja vite më parë ka zënë fill edhe në shtetin fqinj.
E një albanolog nga Serbia u inkuadrua bashkë me të tjerët ku edhe foli për traditat gojore shqiptare dhe serbe për betejën e Kosovës mbi 500 vite më parë.
Historian Jusuf Bajraktari thotë se kurreshtja për gjuhën ka ardhur për shkak të historisë së shqiptarëve.
Këto diskutime u zhvilluan gjatë konferencës ndërkombëtare “Studimet albanistike te sllavët e jugut” organizuar nga Akademia e shkencave dhe arteve të Kosovës bashkë me ata të Shqiprisë e cila do të vazhdojë edhe të martën.
The post Konferenca për gjuhën: Sllavët e jugut goxha kureshtarë për shqipen (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



