Konfirmohet agjenda e festimit të Scudettos dhe Kupës nga Interi

Interi ka konfirmuar një festë të madhe para dhe pas ndeshjes ndaj Hellas Veronës të dielën në “San Siro”, për të kremtuar fitimin e Serie A dhe Kupës së Italisë në sezonin 2025/26.

Klubi ka njoftuar se hyrjet e stadiumit do të hapen në orën 12:00, ndërsa tifozët do të shijojnë një ceremoni festive me artistë, figura sportive dhe personalitete të njohura, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu, është përgatitur një koreografi speciale për hyrjen e lojtarëve në fushë, ndërsa trofetë e Serie A dhe Kupës së Italisë do të ekspozohen gjatë festimeve.

Pas ndeshjes, skuadra e Interit do të zhvillojë një paradë me autobus të hapur nëpër rrugët e Milanos, e cila do të përfundojë në Piazza del Duomo së bashku me mijëra tifozë zikaltër.

Latest news
Related news