Kontrolli në Urën e Bistricës: Kamioni transportonte dru me dokument false

Në Urën e Bistricës në Zveçan, njësiti policor ka ndaluar kamionin me targa lokale që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrollit është vërejtur se transportonte një sasi të druve për të cilat ka prezantuar një dokument, e që nga pylltarët është konstatuar se është i falsifikuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdoi në procedurë të rregullt.

The post Kontrolli në Urën e Bistricës: Kamioni transportonte dru me dokument false appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news