Kosova garon me shtatë skuadra të hendbollit në Kupën Evropiane

Federata e Hendbollit e Kosovës ka njoftuar se do të prezantohet me plot shtatë skuadra në edicionin 2026/2027 të kupave evropiane.
Sipas kësaj federate, shtatë prej tetë skuadrave e kanë shfrytëzuar të drejtën që të paraqiten për gara kontinentale të edicionit të ardhshëm.
Të gjitha do të garojnë në Kupën Evropiane (EHF European Cup).Te hendbollistët, pos kampionit, Kastriotit të Ferizajt, janë paraqitur për Kupën Evropiane edhe Besa Famgas nga Peja dhe Vëllaznimi i Gjakovës”.
Ndërkohë te hendbollistet do të garojnë katër skuadra: Samadrexha, Shqiponja e Gjakovës, Istogu dhe Ferizaj. Samadrexha ka fituar titullin e kampionit dhe trofeun e Kupës.
Të gjitha skuadrat do të synojnë prezantim dinjitoz dhe hap para sa i takon përfaqësimit ndërkombëtar”, njofton ko federatë, transmeton Klankosova.tv.
Latest news
Related news