Kosova mbërrin në Slloveni, lojtarët inspektojnë fushën e stadiumit “Stozice”

Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Slloveni, ku lojtarët kanë hyrë në stadiumin “Stozice”, aty ku nesër do t’i kërkojnë pikët e plota.

“Dardanët” kanë nevojë vetëm për një pikë që ta sigurojnë një vend në play-offin e Kampionatit Botëror 2026, megjithatë synimi është vetëm pikët e plota në mënyrë që të mbesin në garë për vendin e parë.

Lojtarët e Kosovës tashmë kanë hyrë në stadiumin “Stozice”, aty ku po e inspektojnë fushën – në të cilën do të luajnë nesër.

Telegrafi iu sjell videon kur yjet “Dardanë” aterojnë brenda stadiumit, ndërsa shihet një atmosferë e jashtëzakonshme mes të gjithë lojtarëve.

Kujtojmë, përballja mes Sllovenisë dhe Kosovës do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/

Latest news
Related news