Kosova pranon 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga FMN-ja

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se Kosova ka pranuar 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ai në faqen e tij në Facebook tha se është si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në.

“Kjo vjen si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në, Stand-By Arrangement, në kuadër të të cilit janë paraparë reforma të nevojshme në financat publike, dhe ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale.

Qeveria mbetet e përkushtuar për rritje të qëndrueshme ekonomike, krijim të vendeve të reja të punës, rritje të mirëqenies së familjeve, dhe ruajtje të qëndrueshmërisë financiare të vendit”, shkroi Murati.

Latest news
Related news