Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani po kalon një periudhë rikuperimi pas ndërhyrjes kirurgjikale që pati në gju,.
Gjatë kësaj periudhe, ajo ka vizituar bashkëlojtaret e skuadrës së saj, London City Lionesses, ku është pritur ngrohtësisht nga bashkëlojtaret.
36-vjeçarja ka publikuar pamje në rrjetin social Instagram, ku shihet se është pritur me duartrokitje dhe përqafime, në një moment emocional që tregon lidhjen e fortë me ekipin, transmeton Klankosova.tv.
View this post on Instagram
Asllani u shfaq me paterica, pasiqë ende ndodhet në fazën e rikuperimit pas operimit, ndërsa stafi mjekësor dhe teknik po ndjek nga afër gjendjen e saj.
Përfaqësuesja suedeze mbetet optimiste për rikthimin në fushën e gjelbër, në fund të këtij viti.



