Krasniqi kërkon përgjegjësi dhe reforma rrënjësoreSinjali

Rrezarta Krasniqi ka reaguar me tone të forta pas zhvillimeve të fundit brenda LDK-së, duke theksuar se partia duhet të qëndrojë mbi çdo interes individual.

Ajo thotë se kur pritjet ndërtohen mbi spektakël dhe jo mbi organizim të mirëfilltë, rezultati është i pashmangshëm dhe pa justifikime emocionale. Sipas saj, rezultati zgjedhor nga “13 në 16” është i dobët dhe nuk përfaqëson pritjet e ngritura.

Krasniqi thekson se premtimet për “bashkim të madh” nuk u reflektuan në terren, ku sipas saj u krijuan ndarje, u anashkaluan aktivistë që kanë kontribuar për dekada dhe u krijua perceptimi i pabarazisë brenda partisë.

“Në politikë nuk matesh me fotografi apo duartrokitje, por me votë,” ka theksuar ajo, duke shtuar se mungesa e rezultateve kërkon përgjegjësi.

Ajo kërkon që reforma në parti të nisë nga lidershipi dhe jo nga baza, duke kritikuar qasjen aktuale dhe mungesën e qartësisë së identitetit politik brenda LDK-së.

Sipas saj, problemi nuk qëndron te aktivistët, por te mënyra se si udhëheqja e partisë ka menaxhuar proceset dhe besimin e strukturës.

Në fund, ajo apelon për reforma rrënjësore dhe bashkim rreth vizionit, jo interesave personale, duke theksuar se vetëm një LDK e fortë mund t’i ofrojë Kosovës stabilitet dhe të ardhme të sigurt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news