Stan Kroenke.
Ky është pronari i Arsenalit që sivjet u shpall kampion i Anglisë pas 22 vjetësh, dhe që pas 20 vjetësh ka shansin e dytë për të fituar për herë të parë Ligën e Kampionëve, shkruan Klankosova.tv.
Mirëpo, miliarderi amerikan është dëshmuar edhe me klubet e sporteve të tjera të cilëat i ka në pronësi duke arritur të fitojë tituj madhorë.
Ai zotëron klubin e futbollit amerikan, Los Angeles Rams, me të cilët ka fituar dy tituj Superboël (kampionatit amerikan) më 2000 si bashkëpronar, dhe më 2022 si i vetëm.
Me Colorado Avalanche në hokej ai ka arritur të fitojë po ashtu dy herë Stanley Cup (kampionatit amerikan), më 2001 dhe 2022.
Me Denver Nuggets ai ka arritur të fitojë për herë të parë për klubin kampionatin më të fortë të basketbollit në botë, atë amerikan, NBA më 2023.
Ai suksese njeh edhe në sportin lakros, me klubin e tij Colorado Mammoth që ka fituar dy tituj të kampionatit amerikan më 2006 dhe 2022.



