Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë aktualisht është stabil.
Megjithatë, në njoftim thuhet se për shkak të reshjeve mund të priten turbullira në kanalin e Ibër Lepencit
“Për shkak të reshjeve mund të priten turbullira në kanalin e Ibër Lepencit dhe që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e trajtimit të ujit”.
“Po ashtu, ju informojmë se ekipet e KRU “Prishtina” janë në terren gjatë gjithë kohës, me kapacitet maksimal, duke punuar në hapjen dhe pastrimin e pusetave të ujërave të zeza, si dhe në ofrimin e ndihmës për qytetarët në zonat më të prekura”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv
The post KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë stabil, por priten turbullira në “Ibër Lepenc” appeared first on Klan Kosova.



