Ky është 71-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Viti – i riu përfundon në ndalimSinjali

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Ramnishtë, në drejtim të Vitisë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Viktima është Zaim Hyseni, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra pas aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, ndërsa në aksident janë përfshirë një veturë Mercedes E220 dhe një BMW 320.

Sipas informacioneve të para nga hetimet, dyshohet se drejtuesi i Mercedesit, Sovran Hyseni, gjatë lëvizjes në rrugën Ramnishtë–Viti, nga mosmbajtja e distancës anësore ka kaluar në shiritin e kundërt të trafikut dhe është përplasur me BMW-në që drejtohej nga viktima.

Si pasojë e goditjes së fuqishme, Zaim Hyseni ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Gjilan, ku më pas është konstatuar vdekja e tij.

Ndërkohë, drejtuesi i Mercedesit ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news