Ky është i biri që e goditi nënën – ndalohet për 48 orë pas dhunës në familje në PejëSinjali

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Brestovik të Pejës, ku një burrë ka sulmuar fizikisht nënën e tij të moshuar. Policia ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa i dyshuari ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoolit dhe është ndaluar për 48 orë.

Gazeta Sinjali merr vesh se për rastin është arrestuar: Bekim Jollaj

Ngjarja merr vesh Gazeta Sinjali se ka ndodh mbrëmë rreth orës 18:00, në rrugën “Mehmet Ibra”.

Patrulla policore, pas pranimit të thirrjes, ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka takuar viktimën K.J. (e lindur më 1949), e cila ka deklaruar se ishte goditur në kokë dhe në dorë nga djali i saj.

Edhe pse nuk kishte lëndime të dukshme, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

I dyshuari ishte në vendin e ngjarjes dhe nën ndikimin e alkoolit, ku gjatë testimit ka rezultuar me mbi 1.50 promila. Ai është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor, ku për shkak të gjendjes nuk është intervistuar menjëherë.

Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që të inicohet vepra penale “Dhuna në familje” dhe që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news