Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

Një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur pak para mesnatës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin në zonën e Vushtrrisë.

Viktima dyshohet të jetë Drilon Meniqi, raporton Klankosova.tv.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete, ku i riu, si drejtues i motoçikletës, nuk ka arritur të mbijetojë.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, thotë PK./Klankosova.tv

Policia deklarohet për aksidentin në Vushtrri, vdes një 22-vjeçar

Latest news
Related news