Ky është lineri që Dior ktheu në trend

Maria Grazia Chiuri ofroi “një ftesë për të përdorur modën për të qenë vetvetja” në koleksionin e sotëm të Dior.

Memorandumi “ji vetvetja” iu drejtua ekipit të bukurisë: “Ne zgjodhëm një pamje të pastër, por të fortë”, tha Peter Philips për Vogue.

Përmes koleksionit “ji vetvetja”, Philips bëri thirrje që të përdoret lineri por në vendin prej ku bie loti.

“I rregullova butësisht vetullat dhe shtova liner në cepin e brendshëm të syve për të krijuar thellësi dhe intensitet”, tha drejtoresha krijuese dhe imazhi e grimit të Christian Dior, transmeton Klankosova.tv

Lineri i syve u përdor për herë të parë në Indinë e lashtë , Egjiptin e lashtë dhe Mesopotaminë si një vijë e zezë e errët rreth syve. Qysh në vitin 10,000 para Krishtit, egjiptianët dhe mesopotamianët mbanin eyeliner jo vetëm për estetikë, por për të mbrojtur lëkurën nga dielli i shkretëtirës.

Imazhi mund të përmbajë aksesorë Unazë bizhuterish Fytyrë Kokë Person Fotografi Portret Trupi Pjesa e gishtit Dora dhe i rritur

The post Ky është lineri që Dior ktheu në trend appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news