Dy figura të njohura rikthehen te FC Dinamo Ferizaj para ndeshjes së barazhit. Klubi ferizajas ka konfirmuar rikthimin e Burim Qerkinit dhe Fatos Ademit, në prag të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, ndeshjen e barazhit kundër Lirisë.
Në njoftimin e publikuar nga Dinamo Ferizaj, theksohet se të dy kanë qenë gjithmonë pranë klubit, edhe në periudhat kur nuk kanë mbajtur role zyrtare në staf. Ata konsiderohen si pjesë e historisë dhe identitetit të skuadrës, që nga themelimi i klubit.
“Rikthimi i tyre nuk është vetëm një përforcim, por rikthimi i shpirtit të Dinamos”, thuhet mes tjerash në reagimin e klubit.
Dinamo Ferizaj të premten zhvillon ndeshjen e barazhit, duel që mund të përcaktojë fatin e sezonit për skuadrën ferizajase. Klubi ka bërë thirrje për unitet dhe mbështetje maksimale në këtë përballje vendimtare. /Klankosova.tv



