Lajmi i fundit: Neymari mungon tri javë

Neymar do të jetë tri javë jashtë fushës së gjelbër si pasojë e lëndimit.

Ai pritet t’u mungojë Verdh e Gjelbërve në ndeshjen hapëse kundër Marokut në Kupën e Botës që zhvillohet më 14 qershor.

Ditëve të fundit ishin të shumta spekulimet për situatën e tij, dhe tashmë dihet se si qëndron ajo.

Ish-lojtari i Barcelonës kishte marrë ftesën në momentin e fundit për të vajtur me Brazilin në Amerikë për Botëror.

Latest news
Related news