Lansohet keçapi vendor nga kompania Frutex

Kompania Frutex, e njohur për brendet e saj të suksesshme Golden Eagle, Natural 100%, Relax dhe Zeros, ka lansuar produktin më të ri në treg – ART Ketchup, duke shënuar një hap të ri në zgjerimin e portofolit të saj në industrinë ushqimore.

Me këtë produkt, Frutex synon t’u ofrojë konsumatorëve një alternativë cilësore, të prodhuar në Kosovë, ndaj produkteve të shumta të ketchup-it që importohen çdo vit në tregun vendor.

“Lansimi i ART Ketchup është pjesë e strategjisë sonë për të zgjeruar prodhimin vendor dhe për t’u ofruar konsumatorëve produkte cilësore, të prodhuara në Kosovë. Besojmë se konsumatorët meritojnë sa më shumë alternativa vendore që mund të konkurrojnë me sukses produktet e importuara,” thuhet nga kompania

Përveç forcimit të pranisë në tregun e Kosovës, Frutex synon që ART Ketchup të bëhet pjesë e rrjetit të saj ndërkombëtar të shpërndarjes, duke e eksportuar produktin edhe në tregjet ku kompania tashmë është e pranishme. Aktualisht, produktet e Frutex eksportohen në më shumë se 35 shtete, ndërsa kompania vazhdon të investojë në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe zhvillimin e brendeve të reja.

Me lansimin e ART Ketchup, Frutex konfirmon edhe një herë përkushtimin ndaj inovacionit, zhvillimit të industrisë vendore dhe promovimit të produkteve “Made in Kosovo” në tregjet ndërkombëtare.

Latest news
Related news