LDK nuk ka vota as për Qeveri të LVV-së dhe as të ish-opozitësSinjali

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka theksuar se nuk ka vota të mjaftueshme as për formimin e një qeverie nga Vetëvendosja, as nga ish-opozita, shkruan Gazeta Sinjali.

Bajrami, në një intervistë për “Politiko”, ka deklaruar: “Për momentin nuk ka vota as për një qeveri të ish-opozitës dhe as pozitës”. Ajo theksoi se është evidente që Kryeministri Albin Kurti nuk ka arritur të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për të formuar një qeveri.

“Që Kurti nuk i ka votat tani më kjo është evidente. Duhet shumë sinqerisht të flasim me qytetarët, nuk i ka votat as ish-opozita, i kemi numëruar nuk janë 61 vota,” shtoi Bajrami.

Për të tejkaluar ngërçin aktual, kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të organizuar një takim të liderëve të partive, për të diskutuar mundësinë e zgjidhjes së krizës politike.

Në një deklaratë të dërguar për mediat, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, tha se: “Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, kabineti i presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”.

Në ndërkohë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova ka mbetur pa institucione të reja, ndërsa çështja e zgjedhjes së kryeparlamentarit ka shkaktuar një bllokim të procesit. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë post, por ka hasur kundërshtime të forta nga PDK-ja, AAK-ja dhe LDK-ja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news