Lëkurë të pastër? Ja ushqimet që s’duhet të mungojnë

Një lëkurë e shëndetshme dhe e pastër fillon nga brenda.

Për të ndihmuar në pastrimin e saj, është e rëndësishme të konsumoni ushqime te pasura me vitamina dhe antioksidantë.

Disa prej tyre janë:

me vitamina dhe antioksidantë. Disa prej tyre janë:

Frutat dhe perimet me ngjyra, si portokallet, karotat, specat e kuq, që janë të pasura me vitaminë C dhe beta-karoten.

Arrat dhe farat – burim i mirë i yndyrave të shëndetshme omega-3, që ndihmojnë në hidratimin e lëkurës.

Peshku i yndyrshëm – salmoni, sardelet dhe toni përmbajnë omega-3 dhe proteina që forcojnë lëkurën.

Uji – hidratojeni trupin tuaj çdo ditë për të shmangur tharjen dhe puçrrat.

Probiotikët – kos, kefir dhe ushqime të fermentuara ndihmojnë mikroflorën e zorrëve dhe ndikojnë pozitivisht tek lëkura.

Përveç ushqimit, kujdesi i jashtëm është po aq i rëndësishëm. Pastroni fytyrën rregullisht, përdorni krem hidratues dhe shmangni ekspozimin e tepruar ndaj diellit, transmeton Klankosova.tv.

Latest news
Related news