Llapi transferon sulmuesin nga Kongo

K.F. Llapi ka transferuar sulmuesin nga nga Kongo, Bienvenu Patient Elanga.

“Mirë se vjen, Bienvenu Patient Elenga! KF Llapi me kënaqësi njofton angazhimin e sulmuesit 20-vjeçar nga Kongo, Bienvenu Patient Elenga”, thuhet në postimin e Llapit në Facebook.

“Futbollisti që luan në krahun e majtë ka nënshkruar kontratën me klubin tonë dhe tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore për edicionin e ri. Elenga ka qenë pjesë edhe e klubit Girnespor, duke fituar përvojë të vlefshme para se të bashkohej me ekipin tonë”.

“Me shpejtësinë, teknikën dhe dëshirën për të dhënë maksimumin, ai pritet të jetë forcë shtesë për shtabin teknik para sfidave të rëndësishme që na presin”.

Llapi ka shprehur optimizmin që kongolezi do të kontribuojë për objektivat e klubit.

Ne besojmë se Bienvenu do të ambientohet shpejt me grupin dhe do të kontribuojë drejt arritjes së objektivave tona.

 

The post Llapi transferon sulmuesin nga Kongo appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news