“Lufta e fshehur, Anteu” nga Jusuf Buxhovi promovohet sot në Gjakovë

Libri më i ri i autorit Jusuf Buxhovi, me titull “Lufta e fshehur, Anteu”, do të promovohet sot në Gjakovë. Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Ibrahim Rugova”.

Kjo vepër vjen si një eksperiment artistik në prozë, ku autori ndërthur dy dimensione të ndryshme të realitetit, duke krijuar një rrëfim të fuqishëm dhe të pazakontë. Në qendër të saj qëndron koncepti i “luftës së fshehur”, i trajtuar si një gjendje e përhershme jetësore që reflekton një realitet të zymtë, të trazuar dhe shpesh tragjik.

Ngjarjet zhvillohen në hapësirën përreth lumi Krena, konkretisht mes Urës së Taliqit dhe asaj të Namazxhasë, duke krijuar një atmosferë të errët dhe simbolike. Ky ambient shërben si metaforë e një shoqërie në krizë, ku kufijtë mes reales dhe simbolikes shpesh zbehen./Klankosova.tv

No description available.

Latest news
Related news